Sulme të njëpasnjëshme me bomba u kryen në shkollën e mesme të martirëve Abdul Rahim dhe kursin Mumtaz, në perëndim të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Kabulit të qeverisë së përkohshme të Talibanëve, Khalid Zadran, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se shiitët ishin në shënjestër të tre sulmeve me bomba në perëndim të Kabulit.

Zadran tha se kishte njerëz që vdiqën në sulmet në fjalë.

Dëshmitarët okularë po ashtu kanë deklaruar se nga sulmet ka të vdekur dhe të plagosur.

Të gjitha rrugët që çojnë në zonën ku ndodhën sulmet janë mbyllur për trafikun.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re