Inteligjenca talebane ka derdhur 3 tonë pije alkoolike në lumin Kabul në Afganistan.

Drejtoria e Inteligjencës e administratës së talebanëve njoftoi se është kryer një bastisje në një vend ku shitej alkool, në rajonin Karte-i Çar të Kabulit.

Në deklaratë thuhet se janë sekuestruar 3 tonë pije alkoolike dhe janë ndaluar tre persona që shisnin alkool.

Në deklaratë theksohet se pirja e alkoolit është e ndaluar dhe se muslimanët duhet të shmangin alkoolin.

Videoja e shpërndarë nga llogaria e mediave sociale të Drejtorisë së Inteligjencës tregon derdhjen e pijeve alkoolike në lumin Kabul.

Që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit më 15 gusht, bastisjet në vendet e prodhimit dhe shitjes së pijeve alkoolike dhe ndaj përdoruesve të drogës janë shtuar në gjithë vendin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re