Talibanët njoftuan se do të zbatojnë një armëpushim për tri ditë gjatë Bajramit të Madh në Afganistan.

Në deklaratën e bërë nga grupi militant, thuhet se pjesëtarët porositen të mos kryejnë asnjë sulm gjatë Bajramit.

Deklarata thekson se militantët talibanë nuk mund të udhëtojnë në zonat nën kontrollin e qeverisë, si dhe forcat qeveritare në zonat e kontrolluara nga talibanët.

Në deklaratë thuhet se vendimi për armëpushim është marrë në mënyrë që njerëzit të kalojnë pushimet e tyre në paqe dhe siguri dhe theksohet se çdo sulm nga pala e kundërt gjatë armëpushimit do të përballet me përgjigje.

Qeveria ende nuk e ka komentuar këtë vendim të talibanëve.

Ndryshe, 50 persona humbën jetën nga një sulm me bombë para një shkolle më 8 maj në Kabul.

Sipas qeverisë afgane, në dhjetë ditët e fundit, me fillimin e tërheqjes së forcave të huaja nga Afganistani, rastet e dhunës në vend janë rritur ndjeshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re