Afganistani është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Lëkundje të lehta u raportuan në disa pjesë të Delhi NCR dhe në pjesë të Indisë Veriore.

Epiqendra për tërmetin, e cila goditi në orën 2:50 pasdite, me kohën lokale, ishte 241 kilometra në veri -lindje të Kabulit, në vargun malor Hindu Kush të Afganistanit, sipas Qendrës Kombëtare të Sizmologjisë.

Ky është tërmeti i tretë i madh që godet Afganistanin në tre muaj.

Ndërkohë, lëkundjet u ndjenë në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, dhe në qytetet kryesore të Lahore, Peshaëar dhe Muzaffarabad.

Sipas autoriteteve, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re