Afganistani sot mban ditë zie kombëtare për shkak të sulmit të djeshëm qyqar në Universitetin e Kabulit ku si pasojë humbën jetën të paktën 19 persona.
Qindra banorë të Kabulit u mblodhën para universitetit për të denoncuar sulmin dhe shprehën solidaritet me viktimat.
Mbi direktivat e presidentit, Ashraf Ghani, në zyrat publike dhe misionet diplomatike në të gjithë vendin në gjysmë shtizë u ngrit flamuri kombëtar.
“Ne përcjellim mesazh të qartë për të gjitha grupet terroriste. Akte të tilla terroriste dhe mizorie nuk mund të pengojnë kurrë vendosmërinë tonë për një Afganistan paqësor, të qëndrueshëm dhe që lulëzon. Ky sulm nuk do të shkojë pa përgjigje, do të hakmerremi”, tha ai në një fjalim televiziv të hënën vonë.
Teksa talebanët, të cilët negociojnë një zgjidhje politike me Kabulin për t’i dhënë fund luftimeve 19 vjeçare, hodhën poshtë përfshirjen e tyre në sulm. Grupi terrorist DEASH mori përgjegjësinë për sulmin.
Një kumtesë së bashku me një foto të dy sulmuesve që mbanin pushkë u postuan në ueb faqen e grupit propagandistik Amaq.
Rreth 22 persona u plagosën kur persona të paidentifikuar sulmuan institucionin historik akademik në kryeqytetin afgan pas shpërthimeve të shumta dhe një përplasjeje me armë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme tha se sulmi u ndalua kur të tre të armatosurit u vranë.
Sulmi ndodhi derisa një panair libri nga botuesit afganë dhe iranianë ishte duke u mbajtur në universitet.
Pavarësisht bisedimeve të vazhdueshme të paqes, dhuna në Afganistan është përkeqësuar në muajt e fundit.
AA
