Sllobodan Radojeviç, famullitari i kishës së Rozhajës në Mal të Zi, mori vendimin për ndryshimin e afreskut horror, njëherësh dhe nxitës së urrejtjes fetare, pas ankesave të shumta për përmbajtjen e skenave të pikturuara.

Ky konkluzion është arritur në takimin e kryetarit të Kuvendit të Komunës Rozhaje dhe përfaqësuesve të klubeve parlamentare me priftin e përfolur.

Në afreske shfaqen njerëz me kostume turke e boshnjake, sidozot muslimanë, të cilët me thika në duart qëndrojnë mbi një djep me një foshnjë në të, pranë të cilit ndodhet një nënë e frikësuar, si dhe partizanët që hedhin pishtarë me qëllim që t’i vënë zjarrin kishës.

Përfaqësuesit e partive politike të Kuvendit të Rozhajës dënuan afreskun, pasi thanë se nuk është në përputhje me qenien e tyre shoqërore dhe theksuan se presin një falje publike.

Prifti Radojeviç tha në takim se “nuk ka menduar se qytetarët do ta kuptojnë në këtë mënyrë”.

Afresku shpërfaq mitin e gënjeshtërt sllavo-ortodoks mbi persekutimin e tyre nën Perandorinë Osmane. E kundërta, besimi dhe jeta e tyre janë ruajtur në mënyrë shembullore, e vërtetuar kjo nga çdo qasje historike. /tesheshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re