Më shumë se 80 persona dolën në gjykatë dje pasi tetë modele u përdhunuan në grup me armë nga një bandë e armatosur teksa filmonin një video muzikore pranë një miniere të paligjshme ari në Afrikën e Jugut.

Krimi ndodhi teksa grupi i produksionit po filmonte videon pranë Ëest Village, pranë Johanesburgut më 28 korrik.

Modelet dhe ekuipazhi u përdhunuan deri në dhjetë herë secila, me viktimën më të re 19 vjeç dhe më të vjetër 37.

Incidenti ka tronditur Afrikën e Jugut, e cila ka një nga nivelet më të larta të krimit dhe shkallën e tretë më të lartë të përdhunimeve në botë, dhe ka pasur thirrje të reja për kastrimin kimik të përdhunuesve të dënuar.

Policia fajësoi emigrantët e paligjshëm që punonin në miniera – të njohur në vend si Zama Zama – dhe arrestoi 84 persona gjatë një bastisjeje në zonë.

Dy të dyshuar të tjerë u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë dhe një i tretë u plagos dhe u dërgua në një spital lokal, tha policia.

Të hënën, të arrestuarit filluan të dalin para gjykatës me akuzën e hyrjes së paligjshme në vend dhe posedimit të pasurive të vjedhura, ndërsa sipas shefit të policisë është ende e paqartë nëse të dyshuarit kanë lidhje me përdhunimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re