Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa tha se kanë paraqitur kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) për hetimin e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë për media në kuadër të vizitës zyrtare që zhvilloi në Katar, Ramaphosa tërhoqi vëmendjen se veprimet e qeverisë së Izraelit janë për t’u hetuar nga GJNP. “Kemi paraqitur kërkesë në GJNP sepse besojmë se atje janë kryer krime lufte”, shtoi Ramaphosa.

Pasi vuri në dukje se ata besojnë që zgjidhja e çështjes palestineze kalon përmes strukturës me dy shtete, Ramaphosa tha: “Aktualisht në Gaza e cila tashmë është shndërruar në një kamp përqendrimi po përjetohet një gjenocid. Si Afrikë e Jugut kemi shprehur qëndrimin tonë në mënyrë shumë të qartë kundër operacioneve të kryera kryesisht ndaj spitaleve”.

Afrika e Jugut më 6 nëntor tërhoqi të gjithë diplomatët e saj nga Tel Avivi për konsultime. Ndërsa javën e kaluar thirri në Ministrinë e Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ambasadorin e Izraelit në Pretoria, Eliav Belotsercovsky.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re