Skip to content

Afrikë: diamanti i tretë më i madh në botë, në duart e një presidenti

Kompania minerare Debswana tha se kishte minuar 1,098 karat diamant në Botsvana.

Kompania i tregoi një diamant të minuar më 1 qershor Presidentit të Botsvana-s, Mokgweetsi Masisi, në kryeqytetin Gaborone, raporton Guardian.

“Ky besohet të jetë diamanti i tretë më i madh në botë”, tha drejtoresha e Debswane, Lynette Armstrong.

Debswana është një kompani minerare me seli në Botsvana dhe një nga prodhuesit kryesorë të botës në diamante për nga vlera.

Diamanti më i madh ka 3.106 karat

Debswana operon katër miniera diamanti në Botsvana, si dhe një minierë qymyri.

“Ky gur i rrallë dhe i jashtëzakonshëm do të thotë shumë për kontekstin e diamanteve dhe Botsvana. Kjo i jep shpresë një kombi që po lufton,” tha Armstrong.

Ky është gjithashtu guri i çmuar më i madh i zbuluar në historinë e kësaj kompanie, në një projekt të përbashkët të qeverisë dhe grupit global De Beers, e cila është një korporatë ndërkombëtare e specializuar në nxjerrjen, shfrytëzimin, shitjen me pakicë dhe tregtimin e diamanteve.

Diamanti më i madh i zbuluar deri më tani ka 3,106 karat dhe u gjet në Afrikën e Jugut në 1905, dhe i dyti ishte me 1,109 karat, i zbuluar në Botsvana verilindore në 2015.