Si pasojë e shpërthimit të një cisterne karburanti në Johannesburg të Afrikës së Jugut të shtunën numri i të vdekurve është rritur në 15.

Ministri i Shëndetësisë, Joe Phaahla, në deklaratën e tij tha se 5 persona të tjerë të lënduar në aksident humbën jetën dhe numri i të vdekurve ka shkuar në 15.

Phaahla tha se tre nga të vdekurit ishin punonjës të një spitali aty pranë, i cili u dëmtua nga shpërthimi.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Autostradave, Simon Zwane, deklaroi se shpërthimi është ndjerë në një distancë prej 5 kilometrash.

Cisterna e karburantit shpërtheu në flakë pasi kishte ngecur nën urë në lagjen Boksburg të Johanesburgut.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re