Ndërkohë që Presidenti Meta ka kërkuar largimin nga kryetar i KED të Ardian Dvoranit, pasi jo vetëm është në shkelje të Kushtetutës, nën hetim nga SPAK-u si dhe ka tre anëtarë të rinjë në Gjykatën e Lartës të sapo dekretuar, Ardian Dvoranit i shkon në zyrë ambasadorja amerikane.

Një gabim i madh i ambasadores, pasi në vend që të suportojë një nga tre emrat e rinjë të GJL për tu zgjedhur në krye të KED, ajo takon dhe i jep indirekt mbështetje të hetuarit për puç kushtetues.

Analisti i njohur Afrim Krasniqi ka postuar një status pas takimit të ambasadores amerikane me Dvoranin.

Nga Afrim Krasniqi

Situata e COVID-19 ka zhvendosur tërësisht vëmendjen nga institucionet dhe reforma në drejtësi. Në dallim nga vendet si Gjermania, Çekia, Kosova, etj, ku Gjykatat Kushtetuese ose Gjykatat e Larta morën vendime edhe lidhur me masat e jashtëzakonshme, kurse në Shqipëri i gjithë sistemi zgjodhi të sillej si pjesë e administratës dhe pranoi pa rezerva urdhrat e një ministri.

Pritshmëria se institucionet e reja do ishin garanci të së drejtës dhe mbrojtëse ndaj abuzimit të pushtetit dhe pres pushtetit, nuk po përmbushen. Presidenti ka të drejtë në adresimin e ri ndaj KLGJ. Me zgjedhjen e 3 gjyqtarëve në Gjykatës së Lartë do të duhej të largohej anëtari i mbetur aty për shkak të procedurës prej 6 vitesh, njëherësh kryetari i KED.

Rendja pas alibive teknike vetëm sa e dëmton integritetin, besimin dhe parimin mbi të cilat do të duhej të ngrihej sistemi i ri i drejtësisë. KLGJ, KLP, KED, etj, strukturat e vettingut dhe SPAK, kanë përgjegjësinë të kenë sjellje të reja, të përmbushin detyrimet kushtetuese e ligjore dhe përmes akteve konkrete të ndikojnë për një sistem më të drejtë, më transparent dhe më të besueshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re