I ftuar në emisionin “Politikon”, ish-kryeministri Berisha deklaroi se kishte mbetur i habitur nga vendimi unanim i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të nisur fushatën zgjedhore për kreun e kësaj force politike.

ish-kryeministri thekson se detyra thelbësore e Partisë Demokratike ishte faktimi i asaj që ai e quan badërdia elektorale.

Sipas tij, ky ishte detyrimi i parë, ndërsa shton se më pas duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së partisë.

Lideri historik i PD-së argumenton se vendosi të heshtë, në lidhje me procesin e brendshëm të PD-së, për të respektuar vendimin unanim të Këshillit Kombëtar.

“Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim”, tha ish-kryeministri.

“Kam mbetur i habitur nga votimi unanim i Këshillit Kombëtar për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra kryesore për mua ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky ishte detyrimi. E kam shkruar që në fillim, padiskutim duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim”, tha Berisha.

 

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re