Nga Dr. Ali el-Kurre Dagi*

Tri fjalët kuranore e forcojnë dhe e ruajnë umetin islam dhe përvoja dëshmon se ato janë të vërteta dhe realitet të pamohueshëm dhe këto janë:

– “Të gjithë kapuni fort për litarin e Allahut dhe mos u përçani në asnjë mënyrë” (Ali Imran, 103), me qëllim që të ndërtohet një ummet i fortë dhe unik i bazuar në besimin islam dhe ahlakun sublim islam.

– “Dhe zgjidhja (pajtimi) është mënyra më e mirë” (En-Nisa ’, 128), për të zgjidhur të gjitha problemet dhe sfidat ekzistuese.

 – “Dhe mos u grindni për të mos u lëkundur dhe për të mbetur pa shpirt luftarak” (El-Enfal, 46), për të paralajmëruar për rrezikun e konfliktit që çon në dështimin e plotë të umetit.

Prandaj, ajo që ndodhi këto ditë (gjatë Ramazanit të bekuar) mes Arabisë Saudite dhe Turqisë, është një hap i madh drejt afrimit, ndihmës dhe bashkimit në Rrugën e Drejtë.

Gjatë dy shekujve të fundit, umeti islam ka pësuar ndarje të mëdha, copëzime dhe përçarje serioze në të gjitha nivelet: në nivel të popujve dhe grupeve fetare (sekte), si dhe në nivel intelektual, politik dhe ideologjik. Megjithatë, më të rrezikshme se të gjitha këto janë mosmarrëveshjet e rënda që çuan në shpalljen e njëri-tjetrit tekfir dhe të pafe nga muslimanët, si dhe risitë që janë shfaqur brenda lëvizjeve dhe grupeve islame.

Pastaj, konfliktet e ashpra midis disa qeverive muslimane dhe lëvizjeve islamike që janë pjesë thelbësore e umetit, si dhe ndërhyrja e shërbimeve të huaja (sidomos sioniste) të inteligjencës – edhe nën maskën e fesë – për të provokuar konflikte të brendshme mes muslimanëve, e përçajnë umetin. dhe e bëjnë atë të pasuksesshëm, të prapambetur dhe të shthurrur.

Prandaj umeti islam është sot në një udhëkryq të rrezikshëm, përballë mbijetesës ose rrënimit dhe poshtërimit nëse muslimanët nuk e kuptojnë dhe korrigjojnë atë, nëse nuk kthehemi te burimi i forcës sonë dhe nuk ndjekim parimet themelore islame, nëse nuk punojmë për pajtim të gjithanshëm për të arritur një bashkëpunim të vërtetë.

Në këtë drejtim, afrimi i një vendi islam arab me peshë dhe rëndësi të madhe, siç është Arabia Saudite, dhe Turqisë, me trashëgiminë e pasur historike dhe përparimin aktual, do të ketë efekte të mëdha dhe shpresojmë që këto lidhje të përparojnë dhe se vendet e tjera arabe do t’u bashkohen atyre.

Uniteti islam është obligim fetar dhe domosdoshmëri për përballimin e sfidave të mëdha dhe umeti islam ka shumë gjëra të përbashkëta që e bëjnë atë më të favorshëm për bashkimin dhe arritjen e unitetit në dobi të shteteve dhe popujve tanë.

*Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re