Banorët që preken nga procesi i rindërtimit duket se vijojnë të kenë probleme dhe pakënaqësi për këtë të fundit.

Këtë të shtunë kanë qenë banorët e pallatit nr. 903, të lagjes nr. 7, të cilën  protestuan përpara Bashkisë Durrës pasi sipas akt-ekspertizave që vetë bashkia ka kryer nëpërmjet ekspertëve, pallati i cili po rikonstruktohet, ka probleme në kolona të cilat nuk mund të përballojnë tërmete të tjera.

Në fjalën e tyre banorët thonëse fillimisht pallati është klasifikuar si DS2, gjë për të cilën banorët protestuan dhe pas një rivlerësimi i dytë që u bë, pallati rezultoi i shkallës së dëmtimit DS4.

Pavarësisht shkallës së dëmtimit punimet vazhduan ndërkohë që në akt-ekspertizë theksohej problemi i kolonave. Për këtë banorët protestuan para dy muajve duke kërkuar ndërprerjen e punimeve.

Tashmmë prej gati 2 muajsh, askush nuk ka nisur punimet apo të rivlerësojnë procesin nëpërmjet të cilit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit pallati nr. 903, sakaq koha kalon dhe banorët nuk din se kur mund t’i rikthehen pallatit në të cilin jetonin.

Banorët kërkojnë që bashkia të marrë masa pasi deri më tani, punimet janë ndërprerë dhe duket se firma dhe instancat përkatëse nuk po ndërveprojnë për zgjidhjen e këtij ngërçi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re