Autoritetet policore në Shkodër kanë bërë me dije këtë të mërkurë mbi denoncimin e një nëne, e cila kërkon dy djemtë e saj të mitur.

Nëna 49 vjeçare ka kërkuar ndihmë në gjetjen e dy djemve të saj, përkatësisht 15 e 17 vjeç. Sipas saj, djemtë janë larguar nga shtëpia më datë 1 qershor dhe nuk janë kthyer më.

“Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re