Pas më shumë  se 50 ditë në karantinë 6 punonjëse të Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë kanë lënë tashmë institucionin.

Kujdestaret shprehen se ishte një sfidë dhe një përgjegjësi shumë e madhe pasi duhet të qëndronin një periudhë dy javoret mbyllura në institucion .

“Kjo ishte një detyrë edhe ne e morëm me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, u futëm pa ditur afatin, filluam te mobilizoheshim, sepse e quajmë tamam një detyrë, kemi vite këtu kështu që kjo është pjesë e jetës tonë, e punës tonë, ishte e vështirë por ishte edhe dinjitoze. Puna jonë ishte një përgjesi shume e madhe jemi munduar që këtë punë ta bëjmë më së miri, tu falim sa me shumë dashuri të këtyre fëmijëve si gjithmonë por kjo ishte edhe për neve një sfidë e fortë por u  munduam që  ta bëjmë me sukses dhe ti qëndrojmë sa më afer dhe ti falim dashuri. Ishte sakrifice e madhe për ne por njëkohësisht edhe privilegj, privilegj te te jepen ne dorëzim sic mund te thuash jeten e 24 fëmijeve, megjithatë unë jam më e reja ketu, pata sportin e të gjithëve këtu dhe kaluam shume mirë. Kemi kaluar kohen me lojëra të ndryshme të organizuara nga ne, vizatime, kemi mësuar këngë të ndryshme.”

Kujdestaret rrëfejnë se ishte shumë i vështirë përballimi i pritjes së gjatë për të takuar familjarët e tyre.

“Sot dalim për here pare pas 50 ditësh  që jemi këtu në shtëpinë e foshnjës . Me zor e kam pritur këtë ditë sepse dua të takohem me familjarët me njerëzit se na presin shtëpi. Edhe unë kam sakrifikuar për këta fëmijë, donim përkujdesje të veçantë, me ka munguar familja me ka munguar nipi imi vogël që flisnim për ditë në telefon, shërbimin ja kemi bërë nonstop, tre turne sepse janë edhe bebe të vogla, dy muajsh tre muajsh, fëmijë 1 vjeç, fëmijë tre vjeç, që jemi në ne katin e tretë, jemi bërë sikur janë fëmijët tanë.”

Ndërsa disa prej punonjeseve largohen,gjashte kujdestare të tjerë do te qëndrojnë tashmë brenda këtyre ambienteve për t’u kujdesur për 24 fëmijët.

Kane lene te afermit për të ndihmuar vogelushet qe i konsiderojne si pjese te familjes se tyre .

“E kemi bërë të gjithë si staf tamponin dhe kemi dalë negative, jemi të gatshme për të filluar punën tonë si kujdestare. Patjetër se është sfidë, cdo njëri ka sfidat e veta, por ne jemi një familje, familje  lamë familje do gjejmë. Jam kuzhinierja e shtëpisë së foshnjës  dhe unë si gjithë shoqet e mia lash familjen mbrapa dhe po vi në këtë familje të madhe, jemi shumë të indinjuar kemi lanë goxha njerëzë nga mbrapa, në këtë periudhën kaq të vështirë. Gjithsesi ne jemi të fortë, jemi mesuar dhe do ja dalim me sukses .”

Drejtoresha  e këtij institucioni, Oliana Saliu e ka quajtur sherbimin e kujdestareve ne kete periudhe pandemie nje mision te veshtire.

“Asgje nuk është e pamundur dhe kete e treguan fare mire kujdestaret e shtëpise se foshnjes sot u be nderimi gjashte kujdestare shkuan prane familjes se tyre ndërkohë që gjashte kujdestare  te tjera janë duke ardhur dhe u bashkuan me keta fëmijë të mrekullushëm është patjetër një emocion shumë i madh një grupë që shkon pranë familjes  dhe grupi tjeter e lenë familjen e tij, e rendesishme është që kjo behet per lumturin kenaqësin dhe shërbimin e këtyre fëmijëve. Personalisht pata një emocion shumë të madh në momentin që dolën fëmijët dhe i kishte marrë malli.”

Në këtë institucion jetojnë 24 fëmijë të moshave të ndryshme.

AFRO DY MUAJ IZOLIM ME JETIMET

KUJDESTARET E SHTEPISE SE FEMIJES NE VLORE RREFEJNE VESHTIRESITE

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re