Qyteti i Agdamit, të cilin Armania e pushtoi në vitin 1993, pas 27 vitesh iu dorëzua pronarëve të vërtetë, azerbajxhanasve.

Operacioni i ushtrisë azerbajxhanase që filloi më 27 shtator për të çliruar tokat e saj në Malësinë e Karabakut nga pushtimi, detyroi Armeninë të nënshkruajë marrëveshje armëpushimi.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, forcat e armatosura armene nga 20 nëntori u tërhoqën nga Agdami. Gjithashtu edhe popullsia armene e vendosur në rajon para 27 vitesh me pushtimin e ushtrisë armene, e braktisi rajonin.

Ushtria azerbajxhanase hyri në Agdam me tanke dhe automjete të blinduara me flamuj të Azerbajxhanit dhe Turqisë.

Agdam, i cili gjendet në lindje të Malësisë së Karabakut, ishte një tampon zonë mes forcave armene dhe azerbajxhanase të armatosura gjatë periudhës së pushtimit.

Forcat e armatosura armene që zhvilluan sulme ndaj tokave azerbajxhanase pas shpërbërjes së Sovjetikëve, në vitin 1991 pushtuan Khankendi-n, në vitin 1991 Khojaly dhe Shussha, ndërsa më pas Lachin, Khojavend, Kalbajar dhe Agdere, si dhe në vitin 1993 Agdamin.

Në qendër të qytetit dhe në mbi 100 fshatra, para pushtimit jetonin 143 mijë azerbajxhanas.

Në mbrojtjen e qytetit ranë dëshmorë rreth 5.000 azerbajxhanas. Rreth 73 për qind e Agdamit u pushtua nga Armenia. Administrata armene vendosi në rajon armenët e sjellë nga rajonet e ndryshme.

Armenët gjatë periudhës së pushtimit, rrënuan shumë vepra historike dhe kulturore të azerbajxhanasve, qendrën e qytetit pothuajse e shkatërruan. Xhamia e Madhe e Agdamit, e cila ka filluar të shërbejë në vitin 1870, Muzeu i Bukës si dhe Muzeu Etnografik janë disa nga monumentet historike të shkatërruar nga armenët. Mediat e huaja shkatërrimin armen në qytet e cilësuan si “Hiroshima e Kaukazit”.

Armenët vazhduan shkatërrimin në qytet edhe para 20 nëntorit, data kur e braktisin qytetin. Iu vu zjarr shtëpive, pemët u prenë, u dëmtua infrastruktura, ndërsa u vranë edhe kafshët që nuk mundeshin t’i marrin me vete.

Ushtria e Azerbajxhanit e cila sot hyri në Agdam, do të pastrojë minat, si dhe do të riparojë infrastrukturën. Pasi të vendoset siguria, mbi 200 mijë qytetarë të Agdamit që qëndruan 27 vite larg qyteteve të tyre, do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Si rezultat i operacionit të ushtrisë armene më 27 shtator, nga pushtimi u çliruan 5 qendra qyteti, 4 qyteza dhe 286 fshatra, pas së cilës Armenia kishta pranuar disfatën. Palët nënshkruan marrëveshje armëpushimi që parasheh Armenia t’ia lëshoj Azerbajxhanit qytetet Agdam, Lachin dhe Kalbajar.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re