Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se e ka nënshkruar e kontratën për fillimin e ndërtimit të Spitalit të ri Rajonal në Ferizaj.
Agim Aliu, kryetari i kësaj komune e ka falënderuar ministrin Ismaili për procedimin e këtij projekti.
“Është lajm i mirë për qytetarët e Ferizajt dhe gjithë regjionit. Ferizaj po ec me hapa të shpejt në përmbylljen e disa procedurave që ka kohë që po zvarriten. Me këtë rast po merr fund odisejada e ndërtimit të spitalit të ri”.
“Ferizajasit kanë nevojë për shërbime më të mira shëndetësore dhe ky projekt është zgjidhja e duhur. Ne në vazhdimësi kemi kërkuar përshpejtimin e realizimit të këtij projekti kaq të nevojshëm për qytetarët”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re