Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, ka depozituar gjurmët e gishtave në Policinë Shkencore për verifikimin e figurës së tij pasi dyshohet se ka qenë I dënuar nga drejtësia greke.

 

Gjurmët e gishtave janë marrë nën administrim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Njësia e Dekriminalizimit dhe do të krahasohen me gjurmët që pritet të mbërrijnë nga Greqia, ku më herët është dërguar një letërporosi.

 

Agim Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike për deklarim të remë në formularin e dekriminalizimit pasi nuk kishte deklaruar dënimin në Greqi.

 

Ndërkohë, përkundër pretendimit të ngritur nga selia blu, Kajmaku ka deklaruar se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kanë sfond politik.