Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, i ka dërguar letër kryeprokurorës Arta Marku.

Kajmaku pretendon se nuk ka patur dijeni se ka qenë nën hetim në Greqi.

Ai thotë se në ngarkim të tij, ekzistonte një çështje penale e cila është regjistruar në vitin 2003, ku akuzohej për “vënie në qarkullim të monedhave të falsifikuara” në Arta.

“Sa i takon çështjes së mospasqyrimit në “Formularin e vetëdeklarimit” të fakteve lidhur me ndonjë masë sigurimi ose urdhër kërkimi ndaj personit tim, sqaroj se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mungesës së plotë dijenisë time lidhur për fakt të tilla sikundër del edhe nga përmbajtja e shkurtimit të vendimit, duke qenë se i gjithë procesi hetimor është zhvilluar në mungesën time” sqaron Kajmaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re