Skip to content

Agim Krasniqi emërohet minstër i Financave pas dorëheqjes së Hykmete Bajramit

Qeveria në detyrë e Kosovës ka emëruar Agim Krasniqin si ministër të Financave, pas dorëheqjes së Hykmete Bajramit nga ky post.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Krasniqi, i cili është emëruar nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti. Agim Krasniqi deri më tani ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Financave.

Ndërkohë Hykmete Bajrami e cila ka mbajtur postin e ministres së Financave, njoftoi këtë të mërkurë largimin nga ky post dhe se aktivitetin politik do ta vazhdojë si deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka përmendur se gjatë kohës sa ka qenë në krye të kësaj ministrie, ky institucion ka pasur barrën kryesore institucionale për t’u përballur me menaxhimin efekteve ekonomive, të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb