Krejtësisht i injoruar nga turma por tejet i vlerësuar prej miqve të tij, Agimi preferonte qetësinë qe i krijon artistit vetmia.

Njohës i muzikës klasike dhe kitarist i orëve të lira, skulptor dhe piktor, i dashuruar pas mendimeve filozofike, esoterismit, etimologjise, astrologjise, i penetruar nga besimi në fenë katolike, ai ishte i pashtereshëm në diskutime, orator i shkëlqyer kur kishte pranë tij një bashkëbisedues të cilin e vlerësonte.

Agimi e vuante tej mase mungesën e lirisë krijuese gjatë viteve të diktaturës dhe shpresonte me gjithë shpirt ti shpëtonte një dite.Ja arriti kur u hapen ambasadat duke mos ngurruar nje çast te linte pas vehtes çka e kish bere te vuante.

 

Në fillim te viteve 80 Agimi i hyri piktures. Idete e tij mbi pikturen te reflektuara ne tabllote qe realisonte ishin ne avangarde ne raport me çfare krijohej rreth e rrotul ne Shqiperi. Ai renditej prane nje numuri shume te kufizuar artistesh qe guxonin te punonin vepra te cilat e dinin qe me pare qe ishin te pa ekspozueshme.

Me pas, gjate gati 30 vjeteve qe ai jetoi ne Itali, piktura u be per te dashuria me e madhe e jetes se tij. Ai arriti te beje nje sinteze te thelle nepermjet kultures se tij qe pasurohej çdo dite ne Kryeqytetin e perjetshem te Italise. Arriti te krijoje nje stil personal ku vlerat artistike te nje niveli te larte jane te pamohueshme.

Akuarelet dhe pastelet, portretet, jane te realizuara me nje mjeshteri dhe intensitet emocional, me nje vizion qe ruan nje unitet qe e dallon mes artisteve te tjere. Piktura e tij e lehte, e gezuar, transparente, plot finese ,imateriale, na vendos perballe nje bote te re qe na fton bujarisht.

 

Jam i bindur qe kesaj kerkese qe do bej me kete leter do ti bashkohen shume artdashes, gazetare te kultures qe kerkojne me thelle se siperfaqja, si ata qe e njohin Agimin, vepren e tij, ashtu dhe ata qe do ta zbulojne e pa dyshim do tu pelqeje, per te kerkuar te gjithe njezeri prane institucioneve perkatese ate qe Agim Mujo meriton:

– Te zgjidhen disa vepra te Agim Mujo-s dhe te organizohet ne Tirane nje ekspozite e denje mbi vepren e tij, kjo gje do te beje te mundur po ashtu qe disa vepra te Agimit te hyjne ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve ( e cila nuk ka asnje veper te Agim Mujo-s ne fondin e saj), ku te deshmohen vlerat e ketij artisti pa buje qe diti te vet ndertohet.

Vepra e tij do te jete ne kete menyre nje deshmi e rendesishme ndaj ndalesave absurde te rregjimit diktatorial.

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re