Skip to content

Agim Sulaj tregon përse zgjodhi portretin e Trump për festivalin ndërkombëtar të karikaturës në Brazil

Karikatura groteske me fytyrën e presidentit Donald Trump fiton çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar të karikaturës në Brazil.

 

Autori i kësaj karikature Agim Sulaj, ishte i bindur se vepra e tij do te renditej ndër më të mirat

 

Ndërsa flet për krijimtarinë artistike, piktori rrëfen se këto dy zhanre, piktura dhe karikatura çdo ditë bashkëjetojnë brenda tij.

 

Puna e tij është vlerësuar me dhjetëra çmime të ndryshme ndërkombëtare dhe së shpejti do të promovojë punën e tij në panairin e librit në Suedi, si i ftuar special.