Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë një punonjës, policia pasi një ditë më parë aksidentoi një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ndërsa inspektori E. B., 40 vjeç, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë si pasojë e aksidenti, i moshuari 75 vjeç ka pësuar dëmtime në kokë.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë së Njësisë Speciale të Kufirit dhe Emigracionit “Delta“ Radhimë, Inspektor E. B., 40 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pasi rreth orës 14:00 datë 09.05.2024, duke lëvizur me motomjetin e tij, ka aksidentuar në vendin e quajtur “Ish-Aulona”, në aksin rrugor të “Lungomares”, shtetasin me iniciale N. RR., 75 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re