Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 8 vatra zjarri në disa zona të vendit, të cilat janë izoluar plotësisht falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave operacionale.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse, si dhe mjete të tjera ndihmëse dhe gërmuese. Zjarret u raportuan në disa zona të qarqeve Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Berat.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile është paralajmëruar nivel rreziku “I LARTË” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa në qarqet e tjera rreziku është “I MODERUAR”.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal në këto ditë me temperatura të larta, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në rast se konstatojnë vatra zjarri në zonat ku jetojnë apo kalojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko