Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka kritikuar agjencinë e qeverisë për “dialog dhe bashkëqeverisje”, të cilin maxhoranca kërkon t’i japë fuqinë e ligjit.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Bylykbashi thotë se ngritja e kësaj platforme është tregues i qartë i politizimit të administratës.

“Administrata është e paaftë për më tepër dhe e politizuar. Të gjithë e mbajmë mend si e shkatërruat ligjin civil me akt.

Është tregues i qartë i politizimit ët administratës ky ligj. Ju nuk po përpiqeni që secili institucion më vete të jetë funksional. Rritja në nivelin e ligjit është qëllim për të centralizuar proces të mëtejshme. Problemet që tregon janë të qarta. Është një ligj që cenon parimet e shtetit të së drejtës.

Dublon proces që ndodhin. E fundit që kanë nevojë shqiptarë është konfuzioni i qytetarëve. Dhe gjithë zgjidhja na qenka kjo agjencia, ky super shteti. Pra jo secili organ më vete. Përpjekja për të ndërhyre me ligj shton konfuzionin.

Deri në nivelin e agjencisë ndodh se nuk ka impakt por duke ngritur në nivelin e ligjit do e shikoni impaktin pas disa vitesh. Kjo do të ulë efektivitetin e punës. Do të çojë edhe në rritjen e konfliktit. Më shumë ankesa do t’i drejtohen gjyqësorit, atij gjyqësor që sot nuk ekziston. Ky ligj shërben edhe për të kamufluar këtë dështim të madh në reformën në drejtësi. Do të vështirësojë edhe eksesin e qytetarëve. Atyre iu duhet zgjidhja efektive që nuk duhet të vijë nga agjencia por nga mirëfunksionimi i institucionit përkatës,” theksoi ai.

Ndërkohë, Damian Gjiknuri iu përgjigj duke thënë se ky ligj normon të drejtën kushtetuese të qytetarëve, atë të ankesës. Gjiknuri kujtoi se ish-kryeministri Sali Berisha e nisi këtë nismë me anë të telefonit, duke vendosi një numër kontakti për të gjithë qytetarët.

“Ky ligj mundohet të normojë një të drejtë që është kushtetuese, ajo e ankesës. Nuk e vë njeri në diskutim që të gjitha organet kanë detyrimin t’u përgjigjen qytetarëve. Por ne jetojmë në kohën e formalizimit, që jo të gjithë qytetarët e kanë mundësi për të ndjekur të drejtën e tyre.

Mërziteni ju, Berisha ai i pari, dikur ngriti një telefon që të më marrin mua. Sot u ngrit një platformë moderne. Tani krijohet një departament i tërë. Ne duam të ngremë një institucion,” tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re