Gazetarët shqiptarë, shoqëria civile dhe avokatët i kanë dërguar letër të hapur BE dhe organizatave ndërkombëtare ku kanë kërkuar mbështetje për t’i ndihmuar lidhur me kontrollin e mediave shqiptare si një çështje urgjente.

Gjatë sesionit të parë të Parlamentit më 10 shtator, njoftimi që bëri Kryeministri Edi Rama në legjislaturën e tij të re ishte krijimi i Agjencisë së Medias dhe Informacionit.

Sipas sistemit të ri, Agjencia e Medias dhe Informacionit do të marrë rolin e komunikimit me mediat dhe duke iu përgjigjur çdo pyetjeje, kërkese për koment ose kërkesë për intervista.

Komunikimi me median ose anëtarët e publikut mund të bëhet vetëm me autoritetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Medias dhe Informacionit.

Agjencia e Medias dhe Informacionit  do të ngarkohet me përgjegjësitë e mëposhtme:

Drejtimin dhe koordinimin e punës së strukturave dhe zyrtarëve në drejtim të informacionit, komunikimi me mediat dhe çështjet publike. Kjo përfshin organizimin e konferencave për shtyp dhe ngjarje publike për kryeministrin, ministrat dhe çdo entitet tjetër qeveritar ose struktura.

Media shqiptare tashmë është nën një presion të konsiderueshëm nga mungesa e pluralizmit, abuzimi publik nga Kryeministri dhe zyrtarët, për të mos përmendur luftimet e përditshme në qasje në informacion të ndershëm, faktik dhe të paanshëm.

Ata shprehen se krijimi i kësaj Agjencie është pjesë e një përpjekjeje të bashkërenduar për të ushtruar kontroll mbi të gjitha mediat në vend, duke heshtur çdo zë kritik.

Ata bëjnë thirrje që qeveria shqiptare të ndalojë planet e saj për Agjencinë e Medias dhe Informacionit. Gjithashtu bëjnë thirrje për shkarkimi i paketës kundër shpifjes të jetë kusht për hapjen e negociatave në BE dhe që liria e medias dhe sundimi i ligjit të bëhen kriter për matjen e përparimit të Shqipërisë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re