Një agjenci turke e ndihmave ka ndërtuar më shumë se 600 puse uji në të gjithë Pakistanin, si pjesë e një projekti të pastrimit të ujit.
Fondacioni Holandez Ndërkombëtar për Ndihmë Humanitare (IHHNL) ndërtoi puset në disa provinca duke përfshirë Punjabin, provincën e dytë më të madhe.
Duke folur për AA, Ayhan Aslantas, një anëtar i bordit të fondacionit, tha se: “Qasja deri te uji i pastër është një problem i madh në Pakistan”.
Më shumë se 120,000 njerëz kanë marrë qasje në ujë të pastër përmes projektit, tha ai.
“Ne kemi ndërtuar 226 puse uji në vitin 2017. Planifikojmë të rrisim numrin në 1.000 këtë vit”.
Që nga viti 2005, fondacioni ka dhënë 3.5 milionë lira turke (928,000 dollarë) ndihma në Pakistan.
Agjencia e themeluar në vitin 2003 shumicën e donacioneve të saj i merr nga populli turk.
IHHNL siguron ndihma për 23 vende, veçanërisht në Azi dhe Afrikë. Shteti Rakhine i Mianmarit është një nga rajonet ku agjencia fokusohet.
Vitin e kaluar, agjencia dërgoi 14 milionë lira në ndihma për njerëzit në nevojë në të gjithë botën./AA/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re