Gazetari maqedonas Xhenur Iseni në një lidhje Skype për Fax Neës ka treguar disa detaje të reja sa i takon aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën 46 shqiptarë.

Ai tregon se në bazë të hetimeve të kryera deri më tani agjencia turistike ka një barrë të madhe përgjegjësie për aksidentin pasi është zbuluar nga dëshmitë e të mbijetuarve se shoferi po ecte mbi shpejtësinë e lejuar në atë aks rrugor dhe se në pjesën e përparme të autobusit ka pasur sasi të madhe karburanti ilegal.

Iseni tha ndër të tjera se të afërm të viktimave janë vendosur në ambientet e jashtme të agjencisë turistike duke pritur informacion se pse ndodhi aksidenti i rëndë ndërkohë që ata janë në heshtje dhe papërgjegjshmëri totale.

“Zbardhjen efikase e presim vetëm nga autoritetet bullgare, te ne agjencitë turistike janë kthyer në agjenci funerale”-tha gazetari.

Iseni:“Ajo agjenci turistike ende vepron ‘Besa Trans’ pavarësisht padive për mos vendosjen e rregullave anti-Covid.

1 ton karburanti ilegal ka qenë në pjesën e përparme dhe prandaj ka marrë flakë autobusi duke bërë që pasagjerët të mos kenë pasur asnjë mundësi të kërcejnë. Sot ministry I jashtëm I Maqedonisë së Veriut thotë se po pritet një raport përfundimtar hetimor nga Bullgaria.

Disi agjencitë turistike te ne po kryejnë transportime funerale jo për të udhëtuar sepse askush nuk mban përgjegjësi për shkeljet. Para dyerve të Besa Trans janë familjarët e viktimave që kërkojnë informacion.

Një papërgjegjësi totale nga ana e saj, ka nxjerrë një shkresë ku I ngushëllon dhe u thotë tëp resin përfundimin e hetimeve, pronarët nuk dalin për të folur.

Familjarë të shumtë janë në Bullgari, sepse duhen identifikuar një pjesë e viktimave, ndërsa të tjerë janë shkrumbuar plotësisht, ka ngelur vetëm hiri I tyre.

Gjithë shpresat për zbardhjen e rastit janë te autoritetet bullgare sepse gjithmonë te ne nuk ka pasur zbardhje efikase kur janë humbur jetë.

Këtu nuk reagojnë zyrtarët e lartë të qeverisë, familjarët kërkojnë më shumë ndihmë nga Bullgaria sesa nga autoritetet vendase.
Dëshmitë e të mbijetuarve janë rrënqethësë, një djalë nga Presheva, shoferi ka ndërruar jetë menjeherë pasi nuk ka mundur të hapë dyert, ka drejtuar autobusin me 100 km shpejtësi në atë rrugë e cila është e palejuar.

Ai djalë ka thyer me çekan dritaren dhe ka mundur të shpëtojë e ca të tjerë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re