Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës se agjendën e tij ia bën Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se halli i Sali Berishës nuk është i njëjtë me atë që kanë qytetarët.

Sipas tij, “Berisha shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”.

“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”, shkruan Lulzim Basha.

Por çfarë tha sot Sali Berisha për Bashën?

I pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit se nëse i trembet një rikthimi të Bashës, Berisha u përgjigj me humor duke i thënë “mos bëni shaka”. Ai tha se Basha është peng i Ramës dhe se agjendat ia shkruan kryeministri.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha gjithashtu se votat që Partia Demokratike mori në 14 maj janë vota të vetë atij dhe jo të Bashës apo Alibeajt. Sipas tij, me 14 maj Basha nuk ka bere fushate.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re