Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Babo ka folur për Fax Neës për sa i përket situatës së vështirë të agjensive turistike , shkaktuar nga pandemia.

Ekspertja thotë se agjensitë turistike janë më të goditurat nga kriza, sepse varën drejtëpërsëdrejti nga fluturimet, duke shtuar se shumica prej tyre janë në prag falimentimi.

Ndër të tjera ajo është ndalur dhe të ndihmat e qeverisë për biznesin. Xhemani deklaroi se nuk mund të konsiderohen ndihma huatë që i ka dhënë qeveria për të paguar pagat e punonjësve. Ajo thekson se ndihma të vërteta janë ato të vendeve të rajonit, të cilat i kanë ofruar shumë lehtësira bizneseve për të marrë veten.

Intervista e plote: 

Situata? -Vazhdon të jetë ajo që ka qenë gjatë gjithë vitit 2020 Nuk është  marrë deri tani dikush me turizmin që të kujdeset me ndihmat me paketat. Është situatë pothuajse e ndërë, sidomos për një përiudhë si kjo që shifrat njohin vetëm rritje. Mendoj që edhe turizmi që është sektori më i prekur, është një farë mënyrë përcjellësi i gjendjes ekonomikë të një pjesë të mirë të popullsisë. Individët më të prekur janë ata të agjensive turistike, hotelet e vegjël familiarë por edhe hotëelet e mëdhenj të qyteteve, tshumica e të cilëve janë të mbyllur. Gjithçka varet nga turistët. Situata është dramatike. Është në një fazë gati tragjike nëse do të flasim për shifrat e ekonomisë. Më e trishtueshme është fakti që akoma askush nuk merret me turizmin për ta ndihmuar për të dalë nga kriza.

Paketë e tretë? -Kur është dhënë paketa e parë apo e dytë? Nuk mund të quhet ndihmë t’i krijosh mundësi biznesit që të marrë biorxh për të paguar punëtorët. Megjithatë le ta quajmë ndihmë. Për sa i përket pagave të liuftës, jo të gjithë morën 3 pagat e luftës. Megjithëse është kërkuar nga grupe të ndryshme të interesit, nuk është bërë asgjë e cila mund të quhet ndihmë konkrete.

Turizmi kërkoi të mos paguheshin për një vit taksat vendore, ose shtyerja e kësteve të kredisë, por nuk u bë asgjë. Po ta llogarisim ndihmën ssi situatë neto, nuk është bërë asgjë. Mua më rezulton që nuk i është dhënë asnjë ndihmë dhe mesa di nuk ka në horizont një plan konkret ndihme, si përshembull vendet e rajonit që po bëhen gati për paketën e katërttë ndihmës, ku ka ndihma me pagesa kesh, me ngrirje taksash, kme kredi shumë më të buta me interesa zero. Këto janë ndihma shumë të mëdha për bizneset.

Agjensitë turistike drejt falimentit? -Po është e vërtetë. Hoteleria është biznesi më pak i prekur. Sepse ata vërtetë nuk punuan, por një pjesë ee tyre nuk kanë shpenzime sepse mjafton t’i fusin çelësin. Pra në këtë rast le të themi që hotelet janë disi të kompensuara. Restorante vijnë të dytat nga humbësit, sepse deri diku kanë punuar. Kurse agjensitë turistike, ata që varen drejtpërsëdrejti nga fluturimet janë pothuajse në prag falimentimi, sepse kapaciteti i tyre punës nuk i kalon 25%, ose nuk punojnë fare. Dhe ata që punojnë , punojnë me kosto të ulëta që nuk nxjerr as shpenzimet.

Sezoni i ardhshëm? -Për Shqipërinë nuk parashikohet asgjë. E vetmja gjë pozitive që shihet në hotrizont, nëse vende të ndryshme arrijnë imunitetin e tufës, do të munden të udhëtojnë, dhe të vijnë në Shqipëri.

Sa kohë duhet për të marrë veten? -Neqoftese situata vazhdon në këto ritme, kur të ketë përfunduar gjithaçka në fund të 2021 të themi, vaksinimi i pjesë më të madhe i popullsisë aktive të vendeve të mëdha. Pra do të thotë që duhet një 3 vjeçar që të vijmë në stadin e ekonomisë që kishim në vitin 2019. Kështu që në vitin 2023 do të kemi një rimëkëmbje e plotë. Nuk e dimë me çfarë ritmesh do të ecë kjo.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re