Skip to content

Agjentët e policisë ruse mbërrijnë në Tiranë: “Vuloset” fati i terroristit të ISIS

 

Agjentë të policisë ruse kanë mbërritur në Tiranë ditën e sotme për të marrë shtetasin Rasul Mislaev, i arrestuar gjatë një hetimi disa mujor nga Drejtoria e Antiterrorit.

Mislaev hyri në Shqipëri si emigrant i paligjshëm, por gjatë survejimit dhe hetimit me teknika speciale, antiterrori shqiptar zbuloi se bëhej fjalë për një terrorist të përfshirë në organizatën ISIS.

Pas vendimit të gjykatës për esktradimin e terroristit, dhe pas mbërritjes së policisë ruse, sot pritet qe terroristi të dorëzohet në orën 01:00 të mbrëmjes në aeroportin e Rinasit.