Kushdo që do të ushtrojë profesionin e agjentit të shit/blerjes së pasurive të patundshme do të duhet të licensohet.

 

Ligji i ri i miratuar këtë javë në parlament, për këtë profesion parashikon të ofrojë më shumë siguri në treg për të shmangur fenomenin e pastrimit të parave.

 

“Me këtë ligj këkrohet që agjenti do që do të licesohet nuk duhet të jetë në hetim, apo të jetë gjykuar më parë dhe ende nuk është rehabilituar nga ndonjë skemë mashtrimi për pastrim parash, ky është kushti kryesorë që ofron një garanci më shumë për integritetin e agjentit imobiliarë”- shprehet Reinald Pipiria nga shoqata e ndërmjetësve të pasurive të patundshme.

 

Ligji i ri u miratua pas sugjerimeve të Moneyval, strukturës së parandalimit dhe pastrimit të parave, sipas të cilës ky treg ka nevojë për më shumë mbikëqyrje.

 

“Ne do bëjmë raportime pranë agjencisë së pastrimit të parandalimit të parave, për çdo indicie që do të kemi nga një transaksion i mundshëm që në duket I dyshimtë. Janë disa pyetje që i parashikon ligji të cilët ne i konsumojmë më parë klientit, para se ai të shkojë tek noteri për finalizimin e transaksionit”.

 

Licencimi i agjentëve të këtij tregu do të krijojë edhe një regjistër të posaçëm për ta patur edhe më lehtë evidentimin e subjekteve që kryejnë një aktivitet të ligjshëm, ndërsa parashikohet dhe heqje licence në rast shkeljesh.

 

Tashmë do të ketë një regjistër për të gjithë ne që do të licencohemi dhe kjo e bën edhe më transparente kush bën çfarë.

 

Sipas shoqatës së ndërmjetësuesve të agjentëve imobiliarë, ky treg mban 12 deri në 15 % të transaksioneve vjetore që kryhen në vend.

 

Nga eksperienca jonë ne themi që shit/blerjet e pasurive bëhen nëpërmjet fondeve që kalojnë nëpërmjet sistemit bankar, ndërsa pjesa tjetër e tyre nuk mund të aludojë

 

Vitet e fundit janë rritur ndjeshëm subjektet që merren me shit-blerjen e pasurive të patundshme, nisur dhe nga kërkesa e lartë që kanë qytetarët për strehim dhe qira, më së shumti në tiranë. Ky fakt kërkon më shumë vëmendje dhe mbikëqyrje për shmangien e fenomenit të pastrimit të parave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re