
Fisnik Asllani, sulmuesi 22-vjeçar i Hoffenheim, është një nga futbollistët që është përfolur shumë gjatë muajve të fundit për një transferim të mundshëm te gjigandët e Barcelonës.
Së fundmi, këtë fakt e ka pohuar edhe agjenti i tij, Ayman Dahmani, i cili ka konfirmuar kontaktet me klubin katalanas për një mundësi transferimi gjatë merkatos së verës.

Fisnik Asllani
Pas paraqitjes vendimtare të Asllanit në fitoren e Kosovës ndaj Sllovakisë (3-4) në fazën e play-off-it për Botërorin 2026, ku shënoi një nga golat e përfaqësueses së Kosovës, Dahmani, një intervistë për “Erem News”, foli për negociatat me klubin e Barçës.
“Interesi i Barcelonës për lojtarin është aktual dhe ka pasur kontakte nga ana e klubit katalanas,” tha Dahmani, i cili shtoi se Asllani do të largohet nga Hoffenheim vetëm nëse paguhet klauzola e tij e largimit.
Sipas mediave, vlera e kartonit të futbollistit varion nga 25-30 milionë euro



