Muaji i shenjtë i Ramazanit ka nisur në të gjithë botën për besimtarët muslimanë teksa nuk bëjnë përjashtim edhe sportistët por ndikimin më të madh e kanë futbollistët të cilët gjithmonë punojnë në grup, dhe oraret i kanë jo fleksibël për shkak të rregullave të skuadrave.

Kështu deri më 12 Maj, shumë ekipe të Serisë A do të ndikohen pasi ka dhjetëra futbollistë që vendosin të agjërojnë gjatë gjithë muajit edhe kur kanë aktivitete sportive. Nga klubet që janë në krye, ekipi më shumë i “prekur” duket Milani ku lojtarë të rëndësishëm dhe titullarë si Kessie, Calhanoglu dhe Bennacer do të agjërojnë rregullisht deri në fund. Ndërkohë te Interi është marokeni Hakimi që do të ndjekë rregullat e agjërimit pa asnjë përjashtim ndërsa te Fiorentina do të jenë Amrabat dhe Ribery e pa harruar Vedat Muriqin te Lazio.

Bologna do të ketë 3 lojtarë si Barrow, Juwara e Mbaye, Napoli me Ghoulam dhe Diawara, Demiral te Juventus dhe Colley te Sampdoria.

Janë jo pak futbollistë profesionistë që respektojnë muajin e shenjtë të Ramazanit i cili konsiderohet i dobishëm edhe në aspektin shpirtëror e atë shëndetësor por nga ana tjetër ka ndikim jo pak te këta lojtarë në aspektin sportiv. Gjithsesi me ndihmën e klubeve që duhet thënë kudo në botë e jo në Serinë A, respektojnë vendimet e lojtarëve dhe i ndihmojnë që ta kalojnë sa më lehtë dhe pa probleme si në aspektin sportiv ashtu edhe fizik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re