Ashtu si mijëra besimtarë mysliman, edhe familja Telha në fshatin Pojan të Korçës festoi fitër bajramin.

 

Vizion Plus shkoi në shtëpinë e tyre pas faljes së namazit. Kryefamiljari, Selman Telha, tregon se fitër bajramin dhe bajramin e madh e kanë festuar fshehurazi edhe në kohën e komunizmit.

 

SELMAN TELHA – KRYEFAMILJARE kemi pasur traditë të trashëguar që nga gjyshërit, këtë festë tradicionale e kemi festuar dhe ne kohen e komunizmit. Heshturazi brenda familjes. Duke agjëruar dhe duke u falur. Pa u shfaqur tek të tjerët.

 

Ajo që e bën të bukur festën e fiter bajramit sipas zonjës së shtëpisë, është dashuria për njëri-tjetrin. Ndërsa na tregon dhe ushqimet tradicionale që ka përgatitur.

 

LIDA TELHA – BASHKESHORTJAKjo është festa tradicionale. Përgatitjet për këtë feste fillojnë një jave para. Ne si zonja shtëpie merremi me pastrimet me gjithçka që i nevojitet një feste në finalen e saj. Gjatë javës përgatitim dhe ëmbëlsirat. Unë kam agjeruar në ditë të veçanta, kurse familjarët të gjithë. Madje dhe fëmijët.

 

Pavarësisht besimit, djali i çiftit Telha thotë se dyert e shtëpisë së tyre janë të hapura për çdo kalimtar që i bie rruga në këtë zonë.

 

MARSEL TELHA – DJALI

Familja jone për 5 breza ka trashëguar një kulturë në mikpritjen e gjithkujt. Që do të thotë ne presim njerëz edhe të huaj. Ne kemi ofruar në mënyrë të bujshme që shumë njerëz, edhe pse të panjohur, të strehohen këtu.

 

Festa e Fitër Bajramit është festuar në të gjitha familjet e juglindjes së vendit, pjesa më e madhe e së cilave e kanë kaluar së bashku me familjarët.