Zenel Hoxha, kreu i dhomës së tregtisë Britani-Shqipëri, gjatë një lidhje në “Skype” për Fax Neës ka folur për pushtimin rus dhe për rrezikun që po përjeton Europa nga shpërthimi i mundshëm i Luftës së Tretë Botërore.

Hoxha tha se Europa u zgjua vonë pasi ai vetë e kishte parashikuar agresionin rus 20 vite më parë, duke e etiketuar Putin si “Hitlerin” e ditëve moderne. Gjithashtu Hoxha bën fajto edhe Trumpin i cili sipas tij e ka përkdhelur Putin.

Atë që kemi bërë këto 6 dite nuk e kemi bërë për 10 vite për mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës dhe duhet tu kishte dhënë ndër vite. Europa u zgjua vonë. Unë personalisht kam deklaruar që në vitin 2000, rrezikun që paraqiste Rusia, pasi BE kishte një bashkëpunim të madh ekonomik me Rusinë. Europa shtoi varësinë ndaj saj në aspektin e financimit të industrisë së energjisë, sot ja ku jemi pas 20 vitesh Rusia paraqet një rrezik jo veten për rreth rajonit por edhe sigurinë evropiane dhe pse jo edhe globale. Sot kemi Hitlerin e ditëve tona, pra Putini po punon për hartimin e strategjive. Kur vijonte mbledhja e Parlamentit Europian. Britani është vendi i parë i BE që kërkoi sanksione ndaj Rusisë. Putini ëhstë në fazë të rrezikshme dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, duke pasur cxelësat e armës bërthanore rreziku është i madh. Duhet të mendojmë si mund të parandalohet rreziku i armëve bërthamore.

Efektet e embargos ekonomike e cilat u vendosën menjëherë nga Britania e madhe gjithë shtet e BE dhe më pas edhe Amerika. Gjermania është e varur edhe për furnizimin me energji elektrike dhe gaz. Gjermania vendosi me vonesë në lidhjen me embargon ndaj Rusisë. Reagimi i Gjermanisë dy ditët e fundit është një lajm shumë i mirë pasi ka furnizuar me armë Ukrainën. Një sjellje shumë e mirë. Kemi pasoja të mëdha, është pushtimi që tashmë është një realitet në Ukrainë të grave, fëmijëve të njerëzve të pafajshëm. SHBA nuk ka pasur një reagim që duhet të kishte kur u pushtuan Krimeja dhe për më tepër lufta në Siri, Tramp e ka përkëdhelur Putin dhe kishte qëndrim të ndryshëm nga politika e dikurshme amerikane. Për pasojë administrata aktuale është gjendur në një pozitë shumë të vështirë.

E ardhmja e Ukrainës është në një ngërç të madh. Ukraina mori vendimin historik duke kërkuar anëtarësimin në BE, dhe reagimi sot në PE ishte unanim dhe i menjëhershëm për të pranuar Ukrainën si kandidate për Bashkimin Europian. Zelenski është një hero, gjithë liderët të marrin shembullin e tij”, tha Hoxha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re