Një tjetër shërbim pritet që të jepet me koncension. Këtë herë bëhet fjalë për shërbimin e pagesave në e-Albania, shërbim i cili u premtua se do të ishte funksional në fillim të këtij viti, por ndonëse kanë kaluar gati 11 muaj nga viti 2023, kjo gjë nuk ofrohet.

 

Deputeti Agron Çela është marrë në pyetje për mbi një orë nga prokurorët e SPAK për aferën e CEZ-DIA.

 

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme Çela nuk ka dhënë shumë detaje për mediat, ndërsa është shprehur:

 

“Kam ardhur për punët e mia, Ilir Metën e njeh e gjithë bota, kam marrëdhënie te shkëlqyera. Kastriot Ismailaj nuk e njoh, kush është ky”.

 

Agron Çela ka qenë për shumë vite bashkëpunëtor i ngushtë i Ilir Metës, në kohën kur Meta ishte kryetar i LSI.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re