Statusi i plotë i deputetit të Shkodres Agron Çela, ku ai konfirmon largimin nga Partia e Lirisë tek Partia Socialiste.

 

Te nderuar qytetare te qarkut te Shkodres!Siç jeni vene ne dijeni nga mediat, pak dite me pare unë kam marre pjese ne një takim qe organizoi Kryeministri Edi Rama, me deputet te qarkut Shkoder, ministra dhe drejtues te Fondit Shqiptar te Zhvillimit. Ne ketë takim u fol për disa projekte te rëndësishme qe po zbatohen ne Shkodër dhe te tjera akoma me te rëndësishme qe do te zhvillohen se shpejti, dhe qe për këto do te njiheni ne mënyrë te detajuar​ ne ditët e ardhshme!​Kam arritur ne përfundimin se fuqia jone e përbashkët politike dhe mbështetja jone elektorale​ është e një rëndësie te veçante, për ta motivuar shume me tepër mazhorancen qeverisëse qe te punoje për Shkodrën me zhvillime dhe projekte te reja!Me lejoni qe te rendis këtu disa arritje qe i kemi bere te mundura se bashku nder vite, për te treguar se jemi faktor me peshe dhe me shume ndikim politik ne Qarkun e Shkodres. Unë i​ jam bashkuar LSI-se ne vitin 2012, me besimin për një angazhim ne interes publik, pavarësisht se vija nga biznesi!Ne fushatën për zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 ishim ne koalicion me PS, arritëm te merrnim nje rezultat prej 12.772 vota!Ishte pikërisht ky vullnet i zgjedhësve te Qarkut te Shkodres, qe me nderoi ne mandatin e deputetit ne Kuvendin e Shqipërisë! Këtu duhet theksuar se përherë te pare​ koalicioni i majte dominoi te djathtën ne Qarkun e Shkodres, pasi e majta fitoi 64.300 vota (7 deputete) ndërsa e djathta 54.670 vota (4 deputete). Dhe kjo u arrit vetëm ne saje te fuqisë sonë elektorale me 12.772 vota!Ne zgjedhjet vendore te vitit 2015 arritem te merrnim 19800 vota,ku ishim serish ne koalicion me PS. Për here te pare, u arrit qe te ekuilibrohej pushteti vendor ne te 5 bashkitë e qarkut te Shkodres.Ne Këshillin e Bashkisë Shkodër fituam 11 mandate duke u renditur te dytet si force politike ne keshillin bashkiak mbas partise demokratike.Po kështu ne Malësise se Madhe arritem te dilnim force e pare me numer votash per keshilltare, ku votat tona ishin percaktuese ne fitimin e kryetarit te bashkise nga PS po ashtu edhe ne Pukë e Fushe Arres arritem te dilnim force e pare me numer votash per keshilltare ku rezultati per fitimin e kryetareve te ketyre dy bashkive ishte shume i ngushte, ku e them me bindje te plote se votat tona ishin percaktuese ne fitimin e ketyre dy bashkive nga ana e PS, numri i këshilltarëve te LSI-se ishte i tille qe te mund te kontrollonte aktivitetin qeverisjes vendore, ashtu siç kishin shpresuar qytetaret. Gjithashtu, pjese e stafit drejtues te këtyre bashkive u bene edhe shume propozime tonat, te cilët kane luajtur një rol te rendesishem ne ecurinë e punës se përditshme te qverisjes vendore.Ne Zgjedhjet Parlamentare te vitit 2017, hymë te vetëm si force politike, por te vendosur bashkërisht me te gjithë anëtarët e LSI-se e LRI-se ne Qarkun e Shkodres, për ti pasuruar fitoret tona! Dhe ia arritëm, fituam ne këto zgjedhje 12.737 vota, dhe kështu me rikonfirmuan mandatin e dyte si deputet ne Kuvendin e Shqipërisë !Ne zgjedhjet vendore te vitit 2019 nuk morëm pjese pasi kështu vendosi koalicioni me PD-ne, vendim për te cilin asnjëherë nuk kam qene i bindur.Ne zgjedhjet e 25 prillit te vitit 2021 ishim ne koalicion me Partine Demokratike, por ne si gjithnjë punuam fort ne radhe te pare duke i besuar elektoratit tone, qe na kishte votëbesuar qe ne vitin 2013, 2015 si dhe 2017. Suksesi nuk na mungoi edhe kësaj radhe, ndonëse pjesëmarrja ne votime ishte me e ulet, ne fituam 10.100 vota dhe me rikonfirmuan për te treten here deputet i qarkut te Shkodres ne Kuvendin e Shqipërisë!​ ​ ​ ​Ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit te vitit 2022, ne koalicion me PD u formua “Shtëpia e Lirisë” dhe mbështetëm për kryetar te Bashkisë Shkodër kandidatin e këtij koalicioni, i cili fitoi me nje diference prej 1800 votash!E them me siguri dhe bindje te plote se luajtem rol kryesor ne arritjen e kesaj fitoreje, ku votat tona bene diferencen!E bëra ketë paraqitje te përmbledhur pune qe kemi bere se bashku nga viti 2013 e deri ne ditët e sotme, për te kujtuar se​ roli ynë politik dhe elektoral ne Qarkun e Shkodres është i dukshem dhe i lexueshem!Besoj se kam bere maksimumin për te iu perfaqesuar denjësisht dhe kam kërkuar gjithnjë ne ekzekutiv mbështetje për Shkodrën dhe ketë qark ne tërësi!Miq, mbeshtetes te mi nder vite!Unë ju ftoi qe fuqinë tone politike dhe elektorale te padiskutueshme, ta kanalizojmë ne mbështetje te mazhorances për projektet qe ajo ka ne drejtim te zhvillimit te Shkodres!Ne duhet ti japim shansin PS qe ta drejtoje Bashkinë Shkodër, pas 30 viteve te drejtimit te PD-se, dhe te mos vazhdojmë me ngarkesa emocionale, qe asnjë te mire nuk i kane sjelle Shkodres! Mazhoranca qeverisëse ka përgatitur një pakete investimesh shume te rëndësishme për Shkodrën, ndaj ne duhet te bëhemi mbështetësit e këtij ndryshimi duke votuar për kandidaturën e saj e krijuar një koalicion te fuqishëm me qytetaret për te punuar për Shkodrën!Unë ju ftoi ne ketë rrugetim,​ i bindur se mbështetja e juaj jo vetëm qe nuk do te me mungoje, por do te jete shume me e madhe se deri me sot!Me Shkodrën dhe për Shkodrën, miq! Kam shume besim tek kontributi juaj dhe tek vizioni juaj, ndaj dhe iu drejtohem me sinqeritetin me te madh qe​ te vazhdojmë bashke ne udhëtimin e suksesshëm qe nisem nga viti 2013!​Me respekt,Miku juaj,Agron Çela​ ​Deputet i Qarkut te Shkodres!