Për herë të parë pasi braktisi Partinë e Lirisë dhe u bashkua me Partinë Socialiste, deputeti i qarkut të Shkodrës, Agron Çela, shpjegon arsyet e vendimit.

 

AGRON ÇELA

DEPUTET

 

Besoj se kam gjetur rrugën e duhur për qytetin tim, Shkodrën dhe për qarkun tonë. Jam më happy, jam më i lumtur dhe besoj që do të bëjë punë më të mirë për Shkodrën.

 

Ai thotë  per Vizion Plus se në vendimmarrjen e tij nuk ndikoi kryesocialisti Edi Rama, por dëshira për t’i dhënë bashkëqytetarëve të tij dhe Shkodrës një të ardhme premtuese.

 

 

AGRON ÇELA

DEPUTET

 

Nuk mendoj se kam pasur ndonjë nxitje por e pashë që rruha e duhur dhe rruga për të vazhduar për Shkodrën, për të ecur më qartë dhe më përpara duhet të ishte me Partinë Socialiste.

 

Agron Çela beson se në vendoret e 14 majit, Partia Socialiste ka shansin që të drejtojë Shkodrën, bashkinë të rëndësishme në veri të vendit, që prej 3 dekadash drejtohet nga demokratët.

 

AGRON ÇELA

DEPUTET

Shpresoj dhe e besoj.

 

Për ish-partinë, atë të Lirisë ka këtë urim ne intervisten e dhene per Vizion Plus.

 

AGRON ÇELA

DEPUTET

Unë i uroj sukesese pa diskutim Partisë së Lirisë.

 

Në 14 maj socialistët synojnë që për herë të parë të drejtojnë bashkinë e Shkodrës.

 

Kandidati ende i pazyrtarizuar është deputeti Benet Beci.

 

AGRON ÇELA

DEPUTET

Mendon që është një kandidat fitues Benet Beci? Shumë i fortë, shumë fitues dhe shumë njeri me eksperiencë të madhe, sidomos në menaxhimin e situatave të bashkive.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re