Kryesuesi i listës së Lëvizjes socialiste për Integrim në qarkun Shkoder Agron Çela sëbashku me kandidatët e tjerë për deputet, Lindita Reçi, Erlinda Kavaja dhe Elvis Metani, zhvilluan një takim me kryetarin dhe anëtarët e shoqatës së ish-të përndjekurve politik. Duke i uruar mirëseardhjen ekipit të LSI, si dhe njëkohësisht duke i shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Çela ju ka dhënë, kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve Zenel Drangu u ndal tek problematikat që has kjo shtresë, ku kërkoi që pas 25 prillit kandidati Çela dhe pjesa tjetër e ekipit, të ngrenë zërin për ta në kuvend.

I bindur se ka ende shumë për tu bërë, kandidati Agron Çela tha se do të jetë përherë në dispozicion të kësaj shtrese dhe cdo qytetari të Shkodres, për ta ngritur zërin aty ku duhet, që problemet të marrin zgjidhje.

Shkodra është një nga qarqet me numrin më të lartë të dënuarve, pushkatuarve dhe internuarve nga regjimi komunist dhe ndonëse kanë kaluar 30 vite nga ardhja e demokracisë, sërish për këtë shtresë dhe pasardhësit e tyre shumë gjëra nuk u realizuan në kohë. Duke premtuar se pas 25 prillit, këto çeshtje do të kenë trajtimin serioz, kandidati Çela garantoi se ai do të bëhet avokati i tyre në kuvendin e ri të Shqipërisë.

Kandidatet per deputet te LSI, kryesuesi i listes Agron Çela sebashku me Lindita Reçi dhe Erlinda Kavaja zhvilluan nje…

Posted by LSI Shkodër on Tuesday, April 6, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re