Skip to content

Agron Duka i përgjigjet Ramës: Ti je gogoli i shqiptarëve, unë jam shpresa e Shqipërisë

Agron Duka ka reaguar ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit e ka ironizuar.

Duka thotë se Rama është kthyer në gogolin e shqiptarëve, ndërsa ai vetë është shpresa e Shqipërisë.

“Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!

– Ti çfarë përfaqëson?!

Ja ta them unë:

– Ti je përfaqësues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.

A të duan shqiptarët?

Ja ta them unë:

– Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.

Çfarë di për vete Ti në 8 vite  qeverisje?

Ja ta them unë:

– Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.

Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:

– Vazhdo robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo”, shkruan Duka.