Mbrëmjen e djeshme 24, një shpërthim me me ekspoziv ndodhi në derën e banesës të reut të FSHF Armand Duka.

Në lidhje me këtë se fundmi ka folur dhe vëllai i tij Agron Duka, i cili tha se kishte paralajmëruar që jeta e tyre është në rrezik që pas publikimit të audio-përgjimit të Veliajt, dhe pasi tatimorët zbarkuan te bizneset e tyre.

Në një intervistë për Ora, me gazetaren Kostana Morava, Duka u shpreh se nuk beson që personi që ka vënë eksplozivin ishte një person i porositur nga Kryebashkiaku Veliaj, ndërsa shton se ky i fundit ka bërë negociata me të fortët.

Ai thotë se brenda shtëpisë ndodhej kunata e dhe nipi i tij, të cilët janë fikësuar nga shpërthimi dhe nuk kanë faj që Veliaj do të vendosë një person të vetin në FSHF.

Agron Duka: Mënyra e komunikimit të Veliajt për të zaptuar patjetër atë që kishte ngelur. E ndjeja që mund të ndodhte një gjë, e kisha thënë në intervistë që ndihemi të kërcënuar. Bashkëshortja dhe fjali i Armandos ndodheshin në shtëpi dhe ishin të frikësuar. Çfarë faj kanë atë që Veliaj do të vendosë një person të vetin në FSHF. 

Vajtja në atë biznes cenon jo vetëm atë biznes por të gjitha bizneset. Unë nuk besoj që Veliaj ka marrë guximin që të çojë një person që të vendos tritol, dhe të kërcënoj Armandon që të tëriqet nga zgjedhjet, por jam i sigurt që ka bërë negociata me të fortët që  më pas është e vështirë t’i menaxhosh. Tatimorët janë ushtarë, kanë marrë urdhër që të vijnë.

I pyetur se a ndihen sërish të kërcënuar pas asaj që ndodhi mbrëmë, Duka tha se nuk dihet se çfarë do të ndodh deri në momentin që të mbarojnë zgjedhjet e FSHF.

Agron Duka: Deri në momentin që është e hapur kjo garë, deri në momentin që të zhvillohen zgjedhjet nuk dihet se çfarë do të ndodh. Shteti duhet të marrë masa për familjet tona. Nëse shteti bashkëpunon me krimin atëherë çfarë nuk mund të ndodh. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re