Infektohet me koronavirus edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Zyra e shtypit të kësaj partie njofton mes të tjerash se Duka është futur në karantinë.

Po ashtu, ai iu është drejtuar edhe me një mesazh qytetarëve, që të respektojnë masat anti-COVID.

“Të respektojmë masat, të ruajmë veten dhe të tjerët! Ju falenderojmë për bashkëpunimin”, thuhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re