Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka  nuk e shikon veten e tij si një kandidat për kryeministër. I ftuar në  News24, ai përmendi disa emra që sipas tij mund të jenë alternativa qeverisëse.

Ai tha se alternativë sheh edhe deputetë si Gazment Bardhi apo Jorida Tabaku, ndërsa sa i përket kandidaturës së tij, ai tha se nuk e sheh të mundshëm pasi kryeministri zgjidhet me vota dhe në opozitë sipas tij ka persona me më shumë vota.

 “Brenda Rithemelimit mua më vijnë ndërmend, Jorida Tabaku, Luciano Boci, Gazment Bardhi…këta janë njerëz të paprovuar. Tek pjesa ime ka qenë kot, sepse nuk mund të jetë. Kryeministri duhet të jetë me vota. Unë nuk e shoh veten me shumë vota në Shqipëri”, tha Agron Duka.

Duka foli edhe në lidhje me Reformën Zgjedhore ku tha se nuk sheh një dëshirë nga mazhoranca për të ndryshuar Kodin Zgjedhor.

“Situata në Parlament është kthyer pak a shumë në normalitet, deputetët flasin dhe ligjet diskutohen.

Është ngritur një tryezë negociatorësh por nuk shoh dëshirë të madhe nga mazhoranca për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Opozita duhet të vërë theksin në ndryshimin e saj sepse që në nisje të procesit favorizohet mazhoranca.

Në gjendjen aktuale më e mira është që të bashkohemi sa më shumë drejt bashkimit të kësaj federate të opozitës. Kemi thënë që jemi të hapur edhe për bashkimin e partive të tjera. Por kjo nuk mjafton. Duhet një sinergji ndaj bëjmë edhe takime në bazë”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re