Kreu i PAA-së Agron Duka, i qenë prezent dy ditë më parë në një studio televizive, nuk e përjashtoi mundëisnë për një koalicion me PS-në.

Kjo deklaratë e tij, mori jo pak vëmendje, por Duka është ndalur të shpjegojë edhe njëherë se ccfarë ka dashur të thotë, duke fajësuar mediat se e kanë nxjerrë nga konteksti.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisonin “Arena” në RTV ora, Duka u shpreh se nuk e ka thënë që do të bashkohet me PS.

“Me këtë “nëse” jam duke ngrënë dynjanë nëpër studio dhe një nga pyetjet ishte nëse nuk bëhen koalicionet zgjedhore. I thash se është e pamundur se është bekuar nga ndërkombëtarët. Më tha nëse nuk bëhet dhe iu përgjigja se do të dal në vetë. Po nëse nuk fiton? Nëse nuk fitohet me prag 5% pa koalicione kush do të fitojë? Dhe i thash se nëse fitoj do të kem peshën time specifike dhe do të bëj krushqinë çfarë të dua vetë.

Kur shoh nesër në portale “Agron Duka bashkohet me PS-në”. Kjo nuk është e drejtë se të erdha edhe te shtëpia jote. Nuk mund ta abuzosh dhe ta heqësh nga konteksti. Nuk e kam thënë që do të bashkohem me PS-në, gjë të cilën nuk e kam thënë, se e kam thënë me vepra unë, kam 7 vite që rri korrekt më shumë se këta që janë djathtas.”, tha ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re