Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

Pas një takimi me strukturat e kësaj force politike në Berat, Duka shprehet se partia e tij po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme “me një alternativë konkrete për problemet reale të qytetarëve”.

“Në një shtet ku Parlamenti është i rremë, votimet janë të rreme, ekonomia është e rreme, vetëm hallet e qytetarëve janë reale.

Nga Berati, me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste, po bëhemi gati për zgjedhjet e parakohshme, me një alternativë konkrete për problemet reale të qytetarëve, fermerëve, blegtorëve, agronomëve dhe veterinerëve të lënë në harresë”, shkruan Agron Duka, që del kështu kundër Bashës, i cili thotë se nuk hyn në zgjedhje pa u larguar Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re