Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN nga ku komentoi krizën në Partinë Demokratike.

Për Dukën, palët janë të ndara në dy grupe edhe pse nuk e pranojnë një gjë të tillë. Ai theksoi se i frikësohet fundit pasi mundësia ekziston që PD të përfundojë në dy parti.

“Janë ndarë në dy grupe. Nëse shohim përkrahësit e një grupi apo përkrahësit e grupit tjetër janë pothuajse në numër të barabartë brenda grupit parlamentar të PD.

I frikësohem asaj që në fund mund të kemi dy forca politike. Basha i qëndron idesë që PD janë ata. Në fund, legjitim është kuvendi i datës 18, por Berisha dhe përkrahësit e tij mendojnë ndryshe”, u shpreh Duka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re