Skip to content

Agron Gjekmarkaj: Edi Rama më bindi të kandidoj për PD-në. Do jem deputet model, jo si këta qesharakët e sotëm

Agron Gjekmarkaj, i zgjedhur nga PD si kandidat për deputet në qarkun e Lezhës, i dyti në listë ka treguar arsyet se përse pranoi ftesën e kryedemokratit Lulzim Basha për të kandiduar për deputet.

I ftuar në emisionin “FrontLine” në “News24” të gazetares Marsela Karapanço, Gjekmarkaj tha se ftesën e ka pranuar me kënaqësi, ndërsa shtoi se një ndër më kryesoret është Edi Rama, i cili sipas tij ka shkaktuar shumë pakënaqësi në vend.

Po ashtu Gjekmarkaj theksoi se nuk do ta shohim kurrë të bëjë si deputetët që ai vetë ka kritikuar: “Nuk do të më shikosh në pozicionin e njeriut qesharak, që të zezës i thotë e bardhë dhe të bardhës së kuqe.”

Më mirë nga studio e lajmeve si analist apo deputet?

Janë etapa të ndryshme, i shoh si vazhdim. Rrëshqitja ime në politikë është analiza politike

Kush ua komunikoi?

Basha, e falënderova Bashën, e pranova me kënaqësi.

Sa kohë keni që jeni në dijeni?

Ky është një diskutim tavoline, nuk ka rëndësi.

Interes ka, është i minutës së fundit?

Është një propozim jo shumë i hershëm, por në kohën e duhur.

Çfarë ju bindi?

Njeriu që më ka bindur është Edi Rama. Ai nuk na lë të bëjmë punën tonë. Unë isha i kënaqur si pedagog dhe analist, por jam i mendimit që gjithkush duhet të japë kontributin e tij dhe të rrëzojë këtë qeveri. Kjo më ka bindur dhe shtysa kryesore që të kemi rolin e një opozitari jashtë politikës.

Duke bërë një bilanc, ju e keni zgjedhur me bindjen e plotë për të qenë në foltore, pasi dhe ju i keni kritikuar shpesh deputetët?

Nuk do të jem si deputetët që kam kritikuar, nuk do e kem qëllim në vetvete kritikën, por nuk do i shmangem kur duhet me e bërë. Nuk do të më shikosh në pozicionin e njeriut qesharak, që të zezës i thotë e bardhë dhe të bardhës së kuqe.

Ju jeni në Lezhë, e zgjodhët vetë?

Unë s’kam bëre asnjë kërkesë, më ka ardhur e tillë nga Basha. Kam menduar të hyj nr. 2 në listën e Lezhës, ofertë që e kam pranuar.

A jeni mërzitur që nuk jeni në krye?

Nëse do të isha në krye të Lezhës do të zgjidhja Markun, është një nga personat më me integritet që ka sot Shqipëria. Ka mbajtur qëndrime kritike, një njeriu i shkolluar jashtë vendit, një kartë e fortë morale. Karta më e fortë që ka Marku.