Deputeti i zgjedhur i PD-së Agron Gjekmarkaj komentoi pjesëmarrjen në Akademinë e Shkencave të Edi Ramës, nga ku kryeministri mbajti një fjalim ku foli për reformimin e bërë nga institucioni në fjalë.

Gjekmarkaj e cilëson Akademinë e Shkencave si më të politizuarën në planet, ndërsa me ironi uron që “ta gëzojmë historinë e re të Shqipërisë”.

Akademia për vite nuk ja kishte mbushur synë por tani ama ja dha bekimin si klerik suprem i dijes! Tani mbetet për të uruar ta gëzojë kultura shqiptare akademinë më të politizuar në planet, me në krye Skënder Gjinushin që sot zgerdhihej ëmbël e lozonjar, ta gëzojnë intelektualet, kombi edhe pse humbja për ta është katastrofike”, shprehet Gjekmarkaj.

Komenti i plotë

Edi Rama pasi shpartalloi proçesin elektoral , futi në xhep universitetet, kontrollon pa pothuaj të gjitha emisionet televizive, po kaq ka në xhep kuvendin me kukulla, i hap proçes shkarkimi Presidentit, kontrollon të gjithë ekonominë, nepunesinë, ushtrinë, policinë, gjykatat, gjithçka, arriti të hyjë e te flasë si triumfator Baraba dhe në Akademinë e shkencave me ezmerllek e gri ajatollahesh.

Kjo pasi Akademia per vite nuk ja kishte mbushur synë por tani ama ja dha bekimin si klerik suprem i dijes! Tani mbetet për të uruar ta gezojë kultura shqiptare akademinë më të politizuar në planet, me në krye Skender Gjinushin qe sot zgerdhihej embel e lozonjar, ta gezojnë intelektualet, kombi edhe pse humbja per ta është katastrofike.

Pse jo Ta gezojmë edhe historinë e re të Shqiperisë si pllakë varri me të “vertetat” të shkruar nda deshmitaret “Lloskë Lloska e Bake Xhani ” , që komunizmi na la peshqesh !

Mirnjohje pafund Prof. Artan Fuges që ndonese i vetem luftoi kunder një organizmi ideologjik e politik pa asnjë lidhje me shkencen, kunder kotesise, genjeshtrave abuzimeve qokave dhe sklerotizmit të saj historik !

Një betejë që nuk e fitoi por që me dinjitet e beri dhe sot më shumë se kurrë me mungesë spikaste në vetminë e tij i konfirmuar në çdo akuzë! Shqiperia sot ka vetem një Akademik antikonformist e europianist ai është Artan Fuga!

Në atë salle jo akademike kët paradite nipi i Spiros, nipi i Enverit dhe djali i Et’hemit na rrefyen rrugen e mbrothesisë nga do ecë vatani tani e tutje , mendimi, mençuria, marifeti e lezeti akademik e shoqeror !!

Urraaaa Urraaaaa Urraaaaa!!

Në vathen e Polifemit me syrin si teleskop , delet hynë të paqta , Odise aty nuk pat !

Tagjia është e sigurtë!

Gjetem rehatin më në fund !

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re